“Kam vetëm 2 lopë, asgjë tjetër”/ Nëna shqiptare i çon letër kryeministrit britanik: Do të vrasë veten! Mos ma dërgoni djalin në Ruanda…

Qeveria në Britaninë e Madhe kërkoi që azilkërkuesit të dëboheshin në Ruanda.

Mes personave që u dëbuan nga Anglia ishte edhe një shqiptar i cili refuzoi të dërgohej nga Anglia në Ruanda.

Shqiptari bëri rezistencë duke kërcënuar se do të vrasë veten.

“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin. Jam në gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Nuk mund të kthehem në Shqipëri se do të më vrasin trafikantët atje. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania e Madhe. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, u shpreh shqiptari.

Djali është tek rreth të 20-ave dhe sipas Daily Mail, nëna e tij rreth të 50-ave i ka bërë një lutje të hapur kryeministrit britanik Boris Johnson duke i kërkuar që të mos ia dërgojë djalin atje pasi rrezikon të vrasë veten.

Zoti e ndihmoftë djalin tim. Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë. Ai donte të shkonte në Angli, por donte të qëndronte këtu me mua. Mendja e tij ishte e dyzuar. Tani jam vetëm me 2 lopë, të cilat janë të ardhurat e mia të vetme. Disa javë më parë, ai telefonoi, për të më thënë se britanikët po e dërgonin në Ruanda. Ai më tha nëse do ta çonin të jetonte në Afrikë, ai do të varej. Fjalët e tij për mua ishin: “Unë nuk do të shkoj atje”. Ndoshta trafikantët e dërguan atë në Angli për të punuar për ta, për të fituar para prej tij dhe për të paguar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT