Pro serb? Rama me ironi: Sigurisht, nuk na duhet një Serbi e radikalizuar

Pyetjeve të një gazetari në Prishtinë se ‘a është pro serb’ apo a do të rrëzojë Qeverinë e Kosovës, kryeministri Rama i është përgjigjur me ironi dhe batuta. Rama tha shkurt ‘sigurisht’ kur u pyet nëse janë të vërteta akuzat që është pro serb.
“Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuçiç’. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë ccmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht”, tha Rama.
Sa i përket rrëzimit të qeverisë së Kosovës, Rama tha se Albin Kurtin e rrëzon vetëm një protestë e Albinit.
Ndësa kryeministri i Kosovës kishte këtë koment për pyetjet e gazetarit.
“Së parti ne nuk mund të bëjmë tani gonglomerat përgjigjesh për çfarëdolloj pyetjesh. Se pastaj nuk jemi më kryeministra, por edhe analistë politike jo të mirë. Porti i Durrësit, Porti i thatë dhe hekurudha në mes janë çështjet për të cilat unë dua të flas”, tha Kurti.