“Pa ndryshuar kushtetuta nuk ka negociata”/ Presidenti bullgar i prerë: Nuk ka kohë për të hequr veton

Presidenti bullgar Rumen Radev ka komentuar propozimin e Francës në lidhje me zgjidhjen e ngërçit për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Nga Letonia ai ka thënë për mediat bullgare se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në.

“Me të vërtetë po bëjmë përparim, tashmë është pranuar të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në. Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë, këto janë çështje që kanë të bëjnë me themelet e BE-së dhe pas shumë takimeve dhe bindjeve partnerët evropianë më në fund e kanë kuptuar se qasja për zgjidhjen e këtyre çështjeve është brenda Evropës. Barazia e bullgarëve maqedonas është prioritet”, deklaroi Radev.

Ai shtoi se Qeveria dhe Kuvendi duhet të vendosin nëse protokolli dypalësh me Shkupin e mbron mjaftueshëm interesin bullgar për të ndërtuar tani e tutje marrëdhëniet negociuese mbi bazën e tij.

“Ky është çelësi për një zgjidhje të drejtë të problemit”, tha Radev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT