“Rusia po mban të burgosur më shumë se 1500 civilë”, Ukraina e prerë: Ata duhet të lirohen

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka deklaruar se Rusia momentalisht po mban në burgje më shumë se 1500 civilë.
Sipas saj, fakti që nuk janë luftëtarë, por civilë të thjeshtë, kërkon që të mos mbaheshin si robër lufte por të liroheshin.
“Më shumë se 1500 civilë mbahen në burgjet ruse – ata janë në Rostov, Kursk, ata janë në burg, ata po mbahen si robër lufte, megjithëse nuk duhet të jenë robër lufte… Ata duhet të lirohen”, ka bërë me dije Vereshchuk.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi të hënën se Ukraina po ecën në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sipas CNN.
“Hap pas hapi, ne po bëjmë gjithçka, kështu që askush nuk ka asnjë dyshim se Ukraina e meriton kandidaturën. Ne po dëshmojmë çdo ditë se tashmë jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Zelensky.
Presidenti tha më parë se Rusia do të rrisë përshkallëzimet, ndërsa BE-ja shqyrton këtë javë nëse vendi do të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat.