Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence viziton Shqipërinë, zbulohet data

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence viziton Shqipërinë këtë të enjte.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare.

Kujtojmë se ish-zyrtari i lartë ka qenë në Ballkan në vitin 2017 ku vizitoi Podgoricën, kohë kur ishte zëvendespresident.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT