Si ushtari i Sorosit u katapultua këshilltar i Berishës

Ditën e sotme Sali Berisha njoftoi drejtorin e ri të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit të PD. Nëse kur kryetar i PD ishte Basha këtë post e mbante Desada Metaj, tashmë Alfred Lela jo me Bashën, por falë Berishës do të jetë ‘Fuga blu’ i PD.

“Alfred Lela do drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës për PD-në”,-u shpreh sot Berisha për të.

I fundit të cilit mund t’i kishte shkuar në mendje popullit se do luante PR-istin e PD, do të ishte Alfred Lela. Kjo për shkakun se mban edhe një post në Këshillin e Etikës Për Mediat, por tashmë pozicioni i tij i ri e vë Lelën në konflikt interesi për asnjëanësinë që duhet të tregojë në atë çfarë i qëllon të gjykojë, si i përfshirë në një kah politik.

Përpos kësaj, nëse i kthehemi çudisë së shkaktuar nga ky lajm i bujshëm sot, do të duhet të analizojmë disa faktorë…

Së pari Berisha e mban veten si një anti-sorosian i thekur dhe i ka shpallur luftë atyre që e shpallën Non-Grata e ndërsa sot mori në gjirin e tij një person i cili në linjën e tij redaksionale ka shfaqur qëndrime të dukshme pro-sorosiane.

Kjo është vënë në dukje edhe nga aktivistë apo persona të medias, të cilët kanë vënë në dukje mbështetjen e Lelës për drejtuesin e Fondaxionit Open Society, George Soros.

 

Pikëpyetja e vetme që bie është: A ka kaluar Berisha me Sorosin dhe i ka falur Non-Gratën për hatër të Lelës apo Lela për hatër të Berishës ka hequr dorë nga përfitimet e vjetra dhe është bërë Anti-Sorosian?!/Marre nga JOQ

Back to top button
LAJMET E FUNDIT