“Rama do shkojë me një këmbë në samitin e BE”/ Tabaku: Deliri prej narcisti me liderin rajonal…

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së duke thënë se “Rama do shkojë me një këmbë”.

Me anë të një postimi në Twitter thotë se fati i Shqipërisë është në BE dhe çdo gjë tjetër është justifikim që fsheh krizën e rritjes së çmimeve.

“A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë! Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!” – shkroi Tabaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT