Aktori Mehdi Malkaj krah Berishës: Populli shqiptar duhet të heqë shprehjen ‘Ç’më duhet mua”

“Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar: E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë “ç’më duhet mua” nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua.”

Kështu është shprehur sot aktori i njohur Mehdi Malkaj, teksa ka marrë pjesë në një tryezë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, kjo moto e popullit shqiptar duhet të mos përdoret më, si mënyrë që ata të ngrihen për të drejtat e tyre.

“Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit, por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar: E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë “ç’më duhet mua” nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua’”, u shpreh aktoi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT