Cakaj: Shqiptarët e trevave mund të punojnë në Shqipëri pa nevojë për leje pune

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithë shtetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Reporteri.net

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, tutje ai ka thënë që ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrjenë tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Cakaj tutje ka thënë që ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithë shtetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedoniae Veriut.

Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrje në tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi.

Pavarësisht se mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm apo tingëllon si
nismë tërësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejtrritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim.

Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerë masash që Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve nëpërgjithësi. Shihemi së shpejti me vendime të ngjashme ✌!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT