Brukseli tha ‘jo’ për negociatat/ Reagon PD: Keqardhje e thellë, bashkohuni me ne në…

Anëtari i kryesisë së PD Aldo Bumçi ka reaguar pas samitit të Bashkimit Europian ditën e sotme i cili nuk prodhoi asnjë rezultat për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga selia e PD, Bumçi deklaroi se Shqipëria duhet të presë ndërsa Rama edhe këtë herë e drejtoi gishtin nga të tjerët. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 korrikut.

“Shqipërisë nuk do i çelen negociatat. Shqipëria do fillojë të presë. Rama e drejtoi gishtin nga të tjerët. Por ai gisht po i futet në sy shqiptarëve.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Ka vetëm një zgjidhje. Të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkohuni me PD në datë 7 Korrik. Shqipëria është në rrezik”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT