E FUNDIT/ Komisioni i Jashtëm mblidhet me urgjence dhe miraton, nesër votohet heqja e vetos në parlament

Parlamenti i Bullgarisë mund të votojë nesër për propozimin e Francës për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Një projektvendim i propozuar nga partitë e opozitës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Nesër projektvendimi duhet të futet në rendin e ditës të punimeve të parlamentit, nëse partitë në pushtet nuk e kundërshtojnë.

“Oferta franceze është më e mira që kemi marrë deri më tani. Është plani më i miri në krahasim me atë portugez dhe gjerman”, theksoi ministrja e jashtme e dorëhequr, Teodora Gençovska. Ajo theksoi se propozimi francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me Maqedoninë e Veriut mund të jetë i vlefshëm deri në fund të presidencës franceze, pra deri në fund të qershorit.

Ndryshe seanca e radhës plenare e Kuvendit të Bullgarisë është caktuar për në orën nëntë të mëngjesit, ku pritet të hidhet në votim propozimi francez. Partitë që thanë se do të votojnë “pro” kanë gjithsej 176 deputetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT