Bullgaria votoi për heqjen e vetos, reagon Macron: Ende herët për të folur për ‘fitore’

Macron: Dua të përgëzoj parlamentin bullgar për votën e sotme, që hap rrugën për mundësinë e heqjes së vetos dhe për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për konseguencë edhe për Shqipërinë.
Orët në vijim do të punojmë me cështjet teknike të nevojshme për të formalizuar një marrëveshje në ditët në vijim me Bullgarinë e Maqedoninë. Unë do të thosha se e gjitha ‘makina’ është e gatshme këtu dhe doja të falenderoja kryeministrin e bullgarisë por edhe koalicionin e tij të gjitha forcat për këtë votë, po ashtu falenderoj për progresin edhe Maqedoninë e Veriut, ka ende punë për të bërë, nuk mund të thërrasim fitore po gjithësesi është një hap përpara.