Pamjet satelitore: Shikoni si po e çon Rusia në Siri drithin e vjedhur në Ukrainë

Pamjet satelitore kanë forcuar akuzat se Rusia po transporton sasi të mëdha të drithit të vjedhur në Ukrainë për regjimin e Bashar al-Assadit në Siri. Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka dokumentuar një varg dërgesash nëpërmjet terminalit më të madh të drithit në Krimenë e okupuar nga Rusia.
Në zonat e pushtuara nga forcat ruse, gruri i grumbulluar në Portet e Ukrainës gati për t’u eksportuar në Europë, është vjedhur dhe më pas dërgohet me kamionë në portet që kontrollohen nga Rusia, kryesisht Krimea.
Anijet ruse të kapura me satelit qëndrojnë disa ditë në porte derisa ngarkohen dhe më pas dërgohen në Siri. Në një kohë që gjithë bota po sheh çmime të rritura të drithit si pasojë e luftës, Rusia vjedh ngarkesa mijëra tonëshe nga portet e Ukrainës për regjimin e Bashar al-Assadit në Siri.