Protesta e 7 korrikut/ Ngjela: Janë të pamotivuar, ja çfarë do të ndodhë nëse do të ketë dhunë

Spartak Ngjela nuk ka shumë pritshmëri nga protesta e paralajmëruar e Partisë Demokratike me 7 korrik.

“Dështim i radhës”.

Në një intervistë televizive ai thotë se nëse do të ketë dhunë do të shpërndahen në shtëpitë e tyre me gaz.

“Po të bëjë dhunë do të ketë gaz lotsjellës dhe do të ikin në shtëpi”. Të pamotivuara i gjen edhe arsyet e protestës.

“Nuk di cila është kërkesa. Duhet ta arsyetojë krizën ekonomike kurse çmimet dalin në treg nuk i ka shteti, është shtet kapitalist. Çmimet janë ngritur sepse Shqipëria nuk ka prodhim. Kush e zhduku prodhimin? Ata që eliminuan 500 fabrika me paratë e kundërshtarëve të Shqipërisë. Ka histori të dhimbshme Shqipëria në 30 vjet. Shqipëria nuk ka prodhim, qeveria aktuale nuk ka bërë lojë 8 vjeçare për prodhim”.

Megjithatë Ngjela shton se protestat janë shëndet por po ka dhunë i godet shteti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT