“Maxhoranca juaj është njollosur”/ Rama për mediat franceze: Bëhet fjalë për një…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median francezë “France 24”, në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian por edhe zhvillimet në vend.
Gjatë intervistës Rama është pyetur lidhur me skandalet e maxhorancës dhe për personat e shumtë të arrestuar në radhët e socialistëve. Megjithatë, Rama deklaroi se zhvillimet në PS nuk janë njollosje e maxhorancës, por një fryt i punës së sistemit të ri të drejtësisë.
Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë optimist për zgjidhjen. Ka një shans shumë të vogël. Nëse zgjidhet, shumë mirë, nëse jo ne sigurisht që do kërkojmë të ndahemi. Shqipëria është në pararojë të vendeve të rajonit. Ne vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që është konsideruar nga të gjithë një model. Po ju jap një shembull, nëse ju do të pyesnit këdo në Shqipëri para 3-4 vitesh nëse ky apo ai mund të imagjinonte një ditë gjatë jetës së tij një person me pushtet politik para një gjykatësi apo në burg, do ju thoshte jeni krejt të çmendur. Sot ka disa raste.
Pyetje: Maxhoranca juaj është njollosur kohët e fundit nga disa skandale.
Rama: Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm dhe tuajt janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye Shqipëria ka sot një sistem drejtësia që ka nisur hetimet por nuk është në standartet e një vendi të BE-së siç është Franca.