Bizneset në jug të Shqipërisë në hall të madh: Nuk kemi pushues dhe rezervime si vitet e tjera

Pavarësisht se jemi në sezonin turistik problemet në jug të vendit duket se nuk janë zgjidhur dhe këtë herë janë më shumë sesa vitet e kaluara.
Kreu i operatoreve turistike për jugun Vasil Bedinaj ngre si shqetësim neglizhencën e administratës publike për zgjidhjen e problemeve në vijën bregdetare.
“Një mos koordinim, një mos kokëçarje me njëri-tjetrin. Në çdo institucion të Vlorës ose nuk do të gjesh punonjës ose do gjesh punonjës që nuk duan tia dinë fare.
Jemi në muajin e dytë e akoma nuk është zgjidhur problemi i stacioneve të plazhit, problemi i bareve të plazhit”, tha kreu i operatoreve turistike për jugun Vasil Bedinaj.
Një tjetër problem shumë i madh për operatorët turistik është edhe mungesa e stafit. Të gjitha hotelet dhe restorantet vuajnë për punëtorë.
Deri tani numri i pushuesëve thuhet se është më i ulët se vitet e kaluara, gjithashtu edhe numri i rezervimeve ka ulje nga sezonet e kaluara. Situata ekonomike që po përjeton e gjithe bota nuk është aspak e favorshme, normalisht prek edhe shqiptarët.
Por duhet thënë që në jug të “kripin” mirë, ndaj dhe si duket pushuesit tani janë më të paktë në krahasim me vitet e klauara.