Ish-ushtari i UÇK shpërthen në lot: Nuk ua fal vrasjen e një 15 vjeçari! (VIDEO)

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është përlotur teksa ka kujtuar masakrën e ndodhur në Burgun e Dubravës, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s.
Arben Bobani ka kujtuar gjatë një interviste për mediet kosovare, skenat e tmerrit që ka përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë, ku u shpreh se nëse do të falte gjithçka në jetë, përveç pushkatimit të një 15 vjeçari.
“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë, e goditi në kokë, skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani.
Gjatë bisedës ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.