VIDEO VIRALE/”Kam një mesazh nga Rusia”, Von der Leyen i mbyll gojën Vuçiçit para kamerave: Prit sa të jemi vetëm

“Kam marrë një mesazh nga Moska”. Kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç drejtuar Presidentes së KE, Ursula von der Leyen në momentin që do të bënin foton zyrtare po bën xhiron e rrjetit.
Von der Leyen e ka ndërprerë menjëherë fjalën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë “le të presim derisa të jemi vetëm“, që mesazhi të mos dëgjohej në mikrofon.
Mesazhi që mund të ketë marrë Presidenti i Serbisë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk dihet, ndërsa deklarata e Aleksandër Vuçiç i ka bërë të gjithë kureshtarë.