Lehtësime pune për shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Shtetasit shqiptarë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut përjashtohen nga detyrimi përpajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë në Shqipëri.
Lajmin e ka dhënë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cilika deklaruar sot se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendimin për përjashtimin nga detyrimipër pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithë shtetasit mepërkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Ky vendim, thekson Cakaj, “krijon të njëjtat lehtësi për hyrje në tregun e punës në Shqipëripër shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnëshqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Sipas Cakajt, “ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin etregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi”.
“Pavarësisht se mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm apo tingëllon sinismë tërësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve tëShqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim”, nënvizon Cakaj.
Cakaj shton se “ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerë masashqë Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve në përgjithësi”.