Trafikimi i 2.2 tonë kokainë/ Media peruane nxjerr EMRAT: Mafia shqiptare ecën me kokën lart në vendin tonë (VIDEO)

“Mafia e fuqishme shqiptare e përkushtuar ndaj trafikut të paligjshëm të drogës mbërriti në Peru dhe eci me krenari në vendin tonë”, kështu shkruajnë mediat në Peru, pasi pak kohë më parë u kapën 2.2 tonë kokainë ne vendin e Amerikës Latine.
Mediat peruane mundën të publikonin monitorimin 24/7 të kryer nga Dirandro dhe në të cilin zbulohen lidhjet me biznesmenë peruan që lidhen me shpërndarjen e drogës.
Dy shqiptarë kaluan kufirin nga Ekuadori për në Peru në mënyrë të parregullt.
“Bëhet fjalë për anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Evropë”, shkruan media peruane.
Falë monitorimit intensiv, u zbuluan identitetet e vërteta të shqiptarëve dhe u dha urdhri t’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë.
Media peruane i referohet Franc Malos dhe Gentjan Metës, të cilët janë të lidhur më trafikun e 2.2 tonë drogë që kishte destinacion final Holandën.
Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan edhe gjashtë peruanë të lidhur me këto, por u arratisën tre të tjerë.