Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit: Gaz Bardhi ka propozuar amnistinë penale! Debil funksional…

Ish-deputeti Myslim Myrrizi ishte i ftuar në emisionin “Top Story” ndërsa në studio u diskutua për një pakt të mundshëm PS-PD për Avokatin e Popullit.

Myslim Murrizi gjatë debatit dhe akuzave ndaj selisë blu, pretendoi gjithashtu se Gazment Bardhi ka propozuar edhe për amnisti penale.

“Kryetari i grupit parlamentar propozon. Ta kthejmë në amnisti penale, edhe subjektet që kanë gjobë t’i falin. Është ndonjë debil funksional që e ka bërë këtë? Po bën paqe fiskale, apo amnisti penale?”-tha Murrizi.

Ndërsa për Avokatin e Popullit Flamur Noka i dërgoi një mesazh Agron Dukës i cili ishte në studio, duke i thënë se nuk ka firmosur për Avokatin e Popullit ndërsa theksonte se emrin e Endrit Shabanit e ka propozuar Ervin Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT