Berisha zotohet të ribëjë reformën në drejtësi: Jemi bërë gazi i dheut, gajasem se atë e bëri Sorosi dhe nuk quhet

Sali Berisha ka thelluar sulmet ndaj reformës në drejtësi e cila u implementua me asistencën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Ish kryeministri thotë se kjo drejtësi nuk është ajo që duhet.
Kur nuk kupton gje, thua çdo gje!
Edi Rama thote: “kam bere reformen ne drejtesi si askush ne bote.”
Por harron se askush ne bote nuk pranoi reformen e padronit te tij George Soros!
Miq, Edi Rama ben te gajasen te tjeret ne takime kur ai rreh gjoksin se reformen e tij ne drejtesi nuk e ka bere asnje vend ne bote.
Ai nuk kupton se:
Se pari, asnje vend tjeter ne bote nuk pranoi nje reforme nga George Soros si kjo.
Se dyti, ai nuk kupton se do te ishte mbi te gjitha kjo reforme qe me asgjesimin e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese, de facto asgjesimin e shtetit ligjor, e beri Shqiperine rast te tille te vetem ne bote dhe gaz te dheut. Kjo mbylli per 4 vite me rradhe dyert e BE per hapjen e negociatave me vendin tone.
Se treti, nga qendrat antikrim te vendeve te Beneluksit, BE ka mesuar se bandat e lidhura me narkoqeverine Rama percaktojne vendimet e vetingut ne Tirane.
Por, kur nuk kupton gje thua çdo gje. #sb