Emri/ Dështon atentati me tritol në Shkodër ndaj zyrtares së lartë, ja kush ishte shënjestra

Është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA pakoja e dyshimtë që alarmi Shkodrën.

Lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.

Forcat xheniere kanë ndërhyrë dhe kanë gjetur tritol brenda pakos dhe kanë realizuar shpërthim të komanduar.

Sipas qytetarëve, një person me motor ka hedhur një pako afër makinës dhe është larguar. Bazuar në informacionet  paraprake, dyshohet se makina i përket drejtoreshës së një qendre shëndetësore në Shkodër./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT