“Më të këqijtë e më të këqijve”, Departamenti Amerikan i Sigurisë publikon EMRAT e 6 shqiptarëve të arrestuar

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka nxjerrë në pah kriminelët më të këqij të huaj të arrestuar nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Në listën e “më të këqijtë e më të këqijve” përfshihen edhe 4 shtetas  Shqiptarë e 2 kosovarë.

“Nën udhëheqjen e Sekretares Noem, burrat dhe gratë e palodhur të DHS dhe ICE po e përmbushin premtimin e Presidentit Trump dhe po kryejnë deportime masive – duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve”, thuhet në njoftim

Shqiptarët e arrestuar rezultojnë:

Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni

Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork

Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni

Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah

Nga Kosova përfshihen në listë edhe  Nikollë Lleshaj dhe  Besart Hoxha.

“Më të këqijtë e më të këqijve”,“Më të këqijtë e më të këqijve”,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT