“Nuk e gënjej dot Edi Ramën”, Braçe: Ministrat akuzojnë njëri-tjetrin se i kanë numëruar gabim lopët! Por stallat janë përgjysmuar

Shifrat e fundit të Institutit të Statistikave në 2021, thonë se në të gjithë vendin ishin 337 mijë krerë gjedhë, nga 475 mijë krerë që ishin në 2017. Rënia është me 138 mijë krerë ose plot 28%. Ky shpopullim duket se po dëmton fermerët, blegtorinë shqiptare dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për këtë fenomen, duke thënë se në një kohë që ministrat akuzojnë njëri-tjetrin se kanë numëruar gabim lopët, stallat e blegtorëve janë përgjysmuar. “[…] nuk genjej dot, kerkend, perfshire edhe kryeministrin”, shkruan deputeti ndër të tjera.
“Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra”, shkruan Braçe.
Shënimi i plotë i deputetit socialist:
ME FALNI QE NUK DI TE GENJEJ!
1. UNE NUK NUMEROJ LOPET!
Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.
UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!
INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo:
BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.
Pra po them:
LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!
Burimi i INSTAT eshte ky numerim!
Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!
E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!
JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!
2. Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; NUMRI I LOPEVE NE RENIE, SHOQEROHET ME SASINE E QUMESHTIT PRODHUAR ME PAK; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)
3. Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, CMIMI I QUMESHTIT NE GRUMBULLIM ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se SHPENZIMET E USHQIMIT per lopet!
Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!
Per dy arsye;
E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve.