“Nuk bëjmë jetë normale”, Braho rrëfehet si prokuror i SPAK, por nuk “qahet”: Edhe kur shkojmë në lokal, kontrollojmë përpara kush e ka! Është puna që kemi zgjedhur vet

Prokurori Klodjan Braho ishte i fundi nga katër kandidatët që synojnë drejtimin e SPAK, që u dëgjua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. I pyetur nga anëtarët, ai ka rrëfyer jetën si prokuror, në Krimet e Rënda dhe më pas në Prokurorinë e Posaçme.

“Për shkak të funksionit, sidomos që nga Krimet e Rënda dhe këtë periudhë, sjellja ka ndryshuar. Prokurorët nuk mund të bëjnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Nuk po them se rrimë mbyllur, por ka disa kufizime që duhet t’i respektojmë”, ka treguar ai.

Madje, Klodjan Braho ka treguar se edhe kur shkojnë në lokale, më para kontrollojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit se kush është pronari i tij.

“Edhe kur shkon në një lokal, kontrollojmë në QKB se kush e ka lokalin. E them shumë sinqerisht këtë pjesë. Patjetër, këto janë kufizime që janë në të gjitha vendet e qytetëruara”, u shpreh prokurori. Megjithatë, ai theksoi dhe zgjodhi “të mos qahej”, kur tha se kjo ishte puna qe vetë e kishin zgjedhur.

“Ajo që mund t’ju them është që unë përpiqem të mos e ndryshojë mënyrën time të jetesës, sepse në të kundërt do kthehej në një situatë negative ky presion apo ngarkesë e punës. Përpiqem ta mbajë punën larg shtëpisë dhe të mos ndryshoj mënyrën time të jetesës, flas për veprimet e përditshme.

Por, gjithmonë duke respektuar një sërë kufizimesh, se e kemi zgjedhur vet këtë punë, nuk na ka sjell njeri me zor, por normalisht këto kufizime duhet të ekzistojnë”, përmbylli Klodjan Braho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT