Kujdeset të filmojë çdo gjë/ Rama “zhvishet” nga kostumi i kryeministrit dhe kapet me telefon në dorë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Madrit, ku mori pjesë në samitin e NATOI-s, është ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado.

Siç shihet edhe në videon e postuar nga vetë Rama, ai ka qenë i shoqëruar në këtë mbrëmje nga zonja e tij Linda Rama.

Ajo që bie në sy është momenti kur Edi Rama “zhvishet” për një moment nga kostumi i kryeministrit dhe kthehet në turist, duke nxjerrë telefonin nga xhepi dhe fotografon momente nga mbrëmja, por edhe pikturat e vyera që ndodhen në Muzeun “Prado”.

‘Me krerët e vendeve të NATO-s në pritjen për darkën e punës së shtruar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në Muzeun e famshëm Prado’- shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT