“Mjerim për FSHF që mundemi nga ekipe modeste”, Veliaj sulmon Dukën: Kemi futboll në të zezë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka akorduar 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre.

Veliaj gjatë takimit me futbollistët bardheblu u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës dhe theksoi se kjo premio është përcaktuar vetëm për lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e blertë.

Nga ana tjetër, Veliaj nuk nguroi sërish të sulmonte dhe kreun e FSHF Armand Dukën që e ka zhytur futbollin shqiptar në të zezë.

“Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë, ndaj kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm. Nuk është çështje emrash, por parimesh.

Në qoftë se dikush nuk punon dot në të zezë në fasoneri a në piceri, atëherë as në futboll nuk duhet të punojë njeri në të zezë. Sigurimet shoqërore duhen paguar. Ndaj, duhet t’i çojmë deri në fund këto beteja.

Është e mjerueshme sot për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mundemi në shtëpinë tonë nga ekipe modeste, ndaj kjo duhet parë, edhe ku shkojnë këto financa”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT