Berisha e zbulon në 35 vjetorin e PD-së: Rama iu bashkua PD-së, por nuk rezistoi më shumë se disa orë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë ceremonisë për 35 vjetorin e themelimit të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa tha se edhe kryeministri Edi Rama iu bashkua Partisë Demokratike në fillimet e saj.
Berisha tha se Rama nuk rezistoi dot as disa orë në këtë parti, pasi sipas tij, PD-ja ka një instikt të jashtëzakonshëm për të dalluar kush duhen.
“35 vite më parë, në ditët e para të themelimit të PD-së, shumë të rinj na bashkoheshin. Mes tyre ishte dhe një djalë, diku te 26 vjeç, pedagog i arteve. Askush nuk do e mendonte që ai person, disa vite më vonë, do ktheheshe në fatkeqësinë më të madhe pas Enver Hoxhës.
Ai është Edvin Kristaq Rama. Dhe të gjithë e dinë që ai nuk rezistoi dot as disa orë në këtë parti. PD-ja ka një instikt të jashtëzakonshëm për të dalluar kush duhen. Mbështetësit tanë janë burra, djem, gra e vajza që janë bërë bashkë rreth idealeve për interesin kombëtar. Këto ideale bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave…”, tha Berisha.