Bojkoti i avokatëve, Vishaj kundër: S’mund të bëhet plazh me lekët e klientëve pa bërë punë

Kreu i Avokatëve Penalistë Sajmir Visha ka reaguar kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat e masave të sigurisë për 10 ditë.

Në reagimin e tij thotë se avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë. Për këtë arsye fton që ditën e nesërme, të paraqitet Shoqatën e Avokatëve Penalistëve të shkojnë në SPAK.

“Plazh! E turpshme  qe avokatet po bejne plazh me “leket” e klientëve  pa bere pune sidomos per masat e sigurimit.. nuk mundet te rrine ne burge te pandehurit  per fajin e Avokateve. Nuk mundet nje doktore te mos operojë  nje urgjencë  nga apandetisti .. Neser ftoj Shoqaten e Avokateve Penaliste te Shqiperise ora 08 para SPAK”, shkroi Vishaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT