Gazetarja: Ti ke popullin me vete Sali, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin

Gazetarja Desada Metaj, ka reaguar me ironi për shqetësimin dhe presionin që po bën Sali Berisha dhe njerëzit e tij, që në 7 korrik, në protestë të shkojnë të gjithë deputetët e PD.

“Basha dha dorëheqjen, Berisha drejton opozitën dhe pretendon se ka mbështetje popullore.

Se kuptoj pse gjithë ky shqetësim për ca deputetë që kanë deklaruar se nuk do shkojnë në protestë?!

Nuk cënohet suksesi i protestës nga 25-30 pjesmarrës. Pak por e sigurt kjo”, shkruan me ironi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT