Mbani përgjegjësi për dështimin e Shqipërisë? Ish-kryeministri e thotë me “plot gojë”: Nëse Sali Berisha do të ishte në pushtet negociatat do të ishin hapur me kohë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka folur për ngërçin e Shqipërisë për hapjen e negociatave drejt BE-së.

I pyetur nëse ndihet përgjegjës për dështimin e Shqipërisë edhe kësaj here drejt rrugës europiane, Berisha u shpreh se nëse Partia Demokratike do të kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013, atëhere negociatat do të ishin hapur me kohë për vendin tonë.

“Nuk jam në gjendje të parashikoj se cila do të ishte ecuria nëse Shqipëria nuk do të kishte pësuar krizë në 97. Ju e dini që në librin e Bardhë na listuan me ish Jugosllavinë dhe më pas na vecuan. Që të gjitha të tjerat kanë dëshmuar një gjë që në qeverisjen e PD procesi ka ecur në mënyrë të pandalshme dhe ju garantoj se ka ecur vetëm e vetëm me një përpjekje më serioze për kriteret, dy grupet e kriteret demokraci funksionale dhe ekonomi tregu funksionale. Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet me bindje absolute negociatat do të ishin hapur me kohë, anëtarësimi jo. Ai proces bazohet vetëm në kritere. Mohimi i kritereve nuk ishte gjë e thjeshtë, por Edi Rama e futi vendin në një spiral pa krye”, tha Berisha.

Sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës, Berisha tha se është një vendim i vonuar pasi Kosova ka merituar liberalizimin më shumë se Shqipëria.

“Kosova ka qen gjithnmonë në kushte për viza më mirë se Shqipëria. Unë e mbaj mend kur shkoja në këto institucione dhe fliosni sikur po flisnin për zonën më të ikrimiuar në Europë, ishte prppaganda serbe. Shkoje në Kosovë gjeje një atmosferë tjetër”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT