“KLP zgjodhi atë që ia futi shokut dhe kolegut”, Manjani lëshon kritika për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Klodian Braho nuk është një drejtues i mirë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zgjedhjet e Klodian Brahos në krye të SPAK, ku ka shpërthyer në kritika ndaj KLP-së.

Gjatë një interviste televizive, Manjani se KLP ka zgjedhur një prokuror që ia futi shokut apo kolegut.

Po ashtu, ish-ministri kishte kritika edhe për zgjedhjen e Brahos, për të cilin tha se mund të jetë prokuror i mirë, por jo një drejtues i mirë.

“KLP ka gabuar rëndë me procesin e përzgjedhjes. Është krijuar ajo ideja që ata kanë zgjedhur një prokuror se kush ia ka futur më shumë apo kush ka bërë më shumë çështje. Pra kush ia futi shokut apo kush ja punoi kolegut. Kjo ishte gara dhe kjo ishte përshtypja që më la mua. Në fakt nuk ka qenë qëllimi me zgjedh një prokuror me shumë çështje, qëllimi ka qënë të zgjidhet një drejtues. Pra një njeri që të ketë përvojë administrative dhe që di të drejtojë dhe kjo u humb. Klodian Braho nuk ka qenë kurrë drejtues. Mund të jetë një prokuror i mirë, por nuk është drejtues i mirë, pasi nuk ka dhënë prova se është drejtues i mirë”, tha Manjani në Euronews Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT