Berisha: Nuk e lëshoj më kurrë selinë e PD, edhe nëse Gjykata njeh Alibeajn si kryetar legjitim

Sali Berisha ka deklaruar se nuk do e lirojë kurrë selinë e PD-së edhe nëse gjykata i jep “vulën” Enkelejd Alibeajt për drejtimin e partisë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha thotë se organizimi i partisë bëhet me statut dhe sipas tij, është statuti që është njohur nga gjykata.

Fevziu: Kush do jetë kryetari i Grupit Parlamentar në shtator?

Berisha: E ka përcaktuar statuti i PD-së. Kjo detyrë i është ngarkuar Luçiano Boçit.

Fevziu: Nëse grupi parlamentar ka më shumë pjesëtar në anën tjetër se sa në anën tuaj?

Berisha: Statuti është statut. Rama po bën gjithçka që t’i japë Alibashës logo. Nuk ka akt më të paimagjinueshëm që të futet një palë e tretë në një gjyq. Nuk ndodh në botë kjo përveçse këtu. Ka disa forma të proceseve gjyqësore.

Fevziu: Nëse ia japin vulën zotit Alibeaj, çfarë do ndodhi?

Berisha: Nëse i japin vulën, nuk mund të ndodhë ajo.

Fevziu: Do e lironi selinë?

Berisha: Jo, nuk do ndodhë kurrë ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT