Gardisti i “21 janarit”, kandidat në Mat, i dënuar me 10 muaj burg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Nga ky skanim rezulton se Agron Malaj, kandidat për Bashkinë Mat, ka një dënim prej 10 muajsh burg për armëmbajtje pa leje.

Edhe Adriatik Zotkaj kandidat për Bashkinë e Poliçanit; Tërmet Peçi për atë të Tepelenës, si dhe Pali Kolevski në Pustec rezultojnë të dënuar me gjobë.

Për secilin kandidat për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.

Për raste të veçanta, kur kërkohet hetim i thelluar, KQZ-ja bashkëpunon edhe me Njësinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT