“Çfarë pyetje t’ju bëjmë?”/ Rama çoi për riedukim kolegun, gazetarët protestë para kryeministrisë (FOTO)

Gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur ditë ne sotme përpara godinës së kryeministrisë, për të protestuar në mbështetje të gazetarit Klevin Muka, i cili u ndalua të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar, dhe me ngjitës në gojë për të treguar në mënyrë simbolike kufizimin e lirisë së medias gazetarët kanë shprehur kështu mbështetjen për kolegun e tyre, i cili u dënua nga kryeministri që të mos marrë pjesë në konferencat për shtyp të tij në tre muajt e ardhshëm.

“Zoti kryeministër çfarë pyetje t’ju bëjmë” është një nga pankartat që mbajnë në duar pjesëmarrësit në protestë.

“Çfarë pyetje t’ju bëjmë?”/ Rama

“Çfarë pyetje t’ju bëjmë?”/ Rama

“Çfarë pyetje t’ju bëjmë?”/ Rama

“Çfarë pyetje t’ju bëjmë?”/ Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT