Pedagogu: Nëse një lavazhier bën 2 mln euro, unë lë gradat dhe marr kamionin për Angli

Industria e ndërtimit mbetet sektori më i lakmuar për pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit.

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti, parashikon rritje të mëtejshme të çmimit të apartamenteve.

Duke folur për aministinë fiskale në “Drejt”, ai ironizon nismën e qeverisë duke u shprehur se nëse një lavazhier në Angli është në gjendje të mbledhë 2 mln euro atëherë do të lërë gradat dhe do marrë kamionin drejt Londrës.

“Çmimet e apartamenteve do rriten. 5.2 mld dollarë buxheti i shtetit shqiptar në një vit. 20% e 5 mld, gati 1 mld janë korrupsion.

Nuk investon njeri në bujqësi, nuk ka industri të reja.

Ky 1 mld dollarë shkon për apartamente. Edi Rama na thotë që një lavazhier bën 2 mln euro.

Nëse është kështu unë i lë gradat e mija dhe iki me kamion në Angli”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT