“Janë të kapur me presh në dorë”, Petrit Vasili: Të largohet kryeministri dhe qeveria

Deputeti i LSI, Petrit Vasili kërkon largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij janë kapur në një sërë vjedhjesh masive.
Reagimi i Vasilit vjen një ditë pasi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi denoncoi dhjetra kompani fiktive, sipas saj, të përfshira në një skemë masive me rreth 180 milionë euro evazion fiskal.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Të largohet menjëherë Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithë populli!!
Që nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme, por një grup mafioz politik, që ka zaptuar qeverisjen.
Kryeministri dhe Qeveria duhet të largohen menjëherë, ata janë sot nën akuzë direkte për vjedhjen më të madhe të fondeve publike.
Kryeministri dhe qeveria të largohen dhe ti hapet menjëherë rruga drejtësisë, që të veprojë.
Kryeministri dhe qeveria të largohen menjëherë sepse vjedhja e tyre është tashmë e provuar boterisht dhe me fakte asgjesuese qe nga:
Vjedhja e me Incineratoret ku miliona e miliona euro jane vjedhur me cdo lloj forme, me kompani te rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbeshtetjen me perkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ju dslin per zot vete atyre.
Vjedhja me rruget me tendera, qe jepen me 99% dhe me fonde, qe fryhen ne menyre mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro te tjere.
Vjedhja me tenderat e energjise ku miliona e miliona euro jane grabitur e grabiten dhe ku faktet ulerasin.
Vjedhja me tenderat e shendetesise deri edhe me dhjete fishin e cmimit edhe ne kohe pandemie e duke grabitur miliona euro
Vjedhja me ujesjellset me dhjetra miliona euro ane e mbane vendit.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria qe cdo dite vetem vjedhin dhjetra miliona euro me koncesione e PPP te faktuara boterisht, qe vetem grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnje te mire.
Pergjegjesia bie mbi Kryeministrin te parin si dhe çdo minister dhe nga kjo ata nuk shpetojne dot, pasi faktet jane shume te renda, jane publike dhe idi gjithe populli.
Fakte te tjera do te vazhdojne te dalin.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria, qe vetem mashtrojne ashtu sic bene dikur me drogen qe mbuloi vendin, e ku ish Ministri i Brendshem ndodhet ne burg, megjithese Qeveria genjente e thoshte se asgjesuan 99% te droges.
Ashtu edhe sot vazhdojne dhe genjejne megjithese jane kapur me presh ne dore dhe i genjen mendja dhe mendojne se i beson kush.
Faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete.
Kryeminister e qeveri largohuni, s’keni asnje rruge tjeter, çdo vonese vetem jua rendon edhe me keq fundin tuaj.