FOTOT: Lumi i Shalës, alternativë për stinën e nxehtë

E rrethuar nga majat e larta, grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është një nga destinacionet më tërheqëse të Alpeve shqiptare. Rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër i ofron vizitorëve një eksperiencë unike dhe aventurierëve ca më shumë adrenalinë.

Lumi i Shalës frekuentohet masivisht gjatë viteve të fundit. Kjo i ka nxitur edhe vendasit që të investojnë më shumë për shërbimin, argëtimin, dhe akomodimin e turistëve.

Një ecje në mal është një tjetër mundësi për të shijuar më tepër ajrin e pastër të zonës. Plazhi në zhavorrin lumor, ushqimet bio e mbi të gjitha peizazhi i rrallë janë një ftesë që vizitorët të rikthehen sërish në Lumin e Shalës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT