U zgjodh në krye të SPAK, Klodiana Lala zbulon detaje nga karriera e Klodian Brahos: Prioritet i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuar disa detaje nga karriera e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, i cili këtë të enjte u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Lala tha se Braho është i angazhuar me çështjet që lidhen me korrupsionin dhe se prioritet i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Gazetarja më tej deklaroi se kreu i ri i SPAK-ut, ka drejtuar më parë Prokurorinë e Beratit dhe Vlorës.

“Zoti Braho është i angazhuar me çështjet që lidhen me korrupsionin, prioritet i tij do të jetë lufta kundër korrupsionit.

Zoti Braho ka mbaruar me medalje shkollën e magjistraturës, ka drejtuar Prokurorinë e Beratit, Vlorës. Ka hetuar shpëtim Gjikën, disa çështje të pronave. Ka hetuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka drejtuar seksionin kundë korrupsionit. Në SPAK ka hetuar aferën 5D, nga ku derivoi çështja e Veliajt, ka patur Toyota Auris, një ndër testet kryesore për të, pasi bëhej fjalë për kolegët e tij. Ka një sërë çështjesh edhe të krimit të organizuar, por është i specializuar për hetimet e korrupsionit, ndryshe nga Xholi dhe Musabelliu, që janë të specializuar më shumë për krimin e organizuar“, deklaroi Lala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT