Anila Hoxha për zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK: Tre kandidatët e tjerë e dinin se nuk do të fitonin! Ishte i preferuar i amerikanëve

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ka deklaruar se tre kandidatët e tjerë e dini se cili ishte fituese.

Po ashtu, gazetarja tha gjatë një emisioni televiziv, se amerikanët tregonin se kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho.

“U paralajmërua, KLP na njoftoi se kameramanët do të ishte e pamundur të qëndronin me gazetarët. Tre kandidatët e lexuan platformën e tyre, iu përgjigjën pyetjeve, ata ishin shumë të bindur se kush ishte zgjedhur ndërkohë.

Një ditë më parë, në një takim të pazakontë, përtej orarit zyrtar, duke treguar këmbënguljen, nga hapja e garës në shtator, deri dje, që kanë folur me kode, dje ishte e drejtpërdrejtë. U kuptua qartë, nuk kishte nevojë të lexoje mes rreshtave, amerikanët tregonin se kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho.

Madje, gjatë shpalosjes së platformave të tyre, secili prej tyre e la të kuptohej. I pari që u pyet ishte Adnan Xholi, i cili tha, kushdo të fitoj, do kishte mbështetjen e tij. Pyetjet ishin të njëjta dhe për kandidatët e tjerë””, tha Anila Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT