Braçe denoncon kompanitë me emra: Shesin me çmime qesharake produktet e fermerëve shqiptarë në Kosovë dhe rajon

Deputeti socialist Erion Braçe në interpelancën e kërkuar me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, tha se AZHBR vonon aplikimet e fermerëve për fondet për naftën që e kanë jetike për prodhimet bujqësore.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare Braçe denoncoi disa kompanive, për të cilat tha se shesin me çmime qesharake produktet e fermerëve shqiptarë në Kosovë dhe rajon.

Braçe: Ajo që më shqetëson mua ka të bëjë me efektivitetin e punës së zyrave të shtetit, ndaj thashë që skemat janë të ngadalta, burokratike e jashtë nevojës së bujqve për të prodhuar.

Përjashtuar naftën të gjitha detyrat e tjera janë detyrë e AZHBR-së, priste aplikimet ti shqyrtonte miratonte e paguante njerëzit.

Madje AZHBR ka hyrë dhe te nafta në një farë mase. Duke shtuar burokracinë për këtë produkt.

Mund ta di unë që cfarë bëjnë këta njerëz që 22 ditë rresht për naftën nuk kanë miratuar asnjë aplikim? Zero? E për 9 ditë miratuan 8 mijë aplikime njëherësh?

Si e justifikojnë rrogën këta pse nuk ka para mjaftueshëm?

Me këto numra nuk mjaftojnë paratë për të paguar të gjithë këta.

Mbështetja për naftë, janë 49 654 aplikime, ishin paguar 949 mln lekë, 65% të fondit që do të thotë edhe këtu nuk mjaftojnë paratë për të paguar gjithë aplikantët.

Insistoj se në VKM keni vendosur kritere e këta që kanë aplikuar kanë plotësuar kriteret.

Normale nëse me fton e më thua duhet të kesh mbi 100 kokë bagëti e i plotesoj kriteret, ti do më paguash.

Unë e falebderpoj ministrinë tuaj qe më ka dhënë shifrat, jam i priuutur që tyë besoj se bujqërit marrin ato para. Masa e parë mbështetëse vetëm 40 aplikime të miratura. Ishin 830 aplikime të fermerëve.

Tomato Al ka shitur ditën e dielë me 23.8 lekë.Romir Shpk është më interesanti, ka shitur të dielën 220 tonë shalqi në Kosovë, e ka mbuluar me shalqi. Me 15.5 lekë. LB Fruits 2006, ka shitur në Hungari me 40 lekë. U vjen gjynah këtyre njerëzve që bujqve shkojnë ua marrin me 8-9 lekë për kg dhe për vete e shesin 40 lekë për kg. Fraeno e ka mbledhur në Kosovë me 12 cent dhe 14 cent në Bosnje, ndërkohë që e ka blerë me 8 lekë. Doni Fruits ia shet vetes njëherë me 12 cent, njëherë me 11 cent”. Doni Fruit ka shitur të hënën me 26.18 lekë në Zvicër. Ka shitur në Kosovë me 13 cent, ia shiti vetes. Fraeno shet në Bosnje me 15 cent dhe në Slloveni me 22 cent. Është Besim Thaçi që shet në Kosovë me 15 cent, Agro Con në Vilnius me 19 cent. Gazmir Kavaja shet me 7 cent. Po si i del që e grumbullon me 7 lekë dhe e shet me 7 cent? Kjo është loja. Gazmir Kavaja shet në Hollandë me 18 cent. Nga 7 cent e shet me 18 cent. Tani po shesin në europë me 4 herë më shumë nga sa e grumbullojnë.  Ky është shqetësimi që unë kam, prandaj bërtas.

Pas akuzave të Braçes ka reaguar edhe ministrja Krifca, duke thënë se 30 mijë fermerë kanë përfituar nga skema e subvencionimit.

Krifca: Nuk e kuptoj pse duhet të bërtasim këtu sepse unë jam një hap larg. Janë problematika që i kam dëgjuar. Ju nuk mund të më kushtëzoni se çfarë duhet të flas. Për sa i takon eficenës së procedurave të ndjekura nga ministria mund të them se 30 mijë përfitues dhe mos kini asnjë dyshim nëse shifrat që them janë të saktat. Nuk ka ndodhur kurrë që ne të kemi 30 mijë përfitues nga skema kombëtare e përfitimit. Ju keni shumë të drejtë të kërkoni më shumë buxhet, por fakti është se ky vit ka buxhetin më të lartë.  Ka disa  kritere për fermerët që aplikojnë. Ministri e Bujqësisë ka në dispozuivikon intrumente që janë në pajtim me tregun e lirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT