“Ministrja ka pasur paraqitje tjetër më përpara”/ Balluku përplaset Mziun: Ndoshta më do me shami të kuqe, po mua nuk më shkojnë

Deputeti i PD Xhelal Mziu ka zbuluar në Kuvend sot se kompania Gjoka që ka marrë me konçension ndërtimin e Rrugës së Arbrit është mik i afërm me Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe se po favorizohet per te marre pagesat brenda 3 viteve, jo sa eshte parashikuar nga kontrata e PPP, qe duhej shlyer per 13 vite.
“Edhe në këtë grafik ai që kryeson është Gjoka pastaj vijnë inceneratorët. Gjoka nuk merret me tunelin por vazhdon se me ministren nuk e ka dhe aq keq vijon bën nje nga segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës sapo mbaroi tunelin dhe aksin e rrugës që shkon në Delvinë qe i ka kushtuar dy herë më shumë se sa ishte më parë.
Por Gjoka ka shkuar në një aks tjetër të rëndësishëm ka shkuar në Llogara për të bërë një tjetër tunel se është esnaf i tuneleve si ato të Dibrës që do jenë rrezik real vdekje.
E la tunelin nuk punohet që nga 29 nëntor i këtyre inaugurimi, asnjë mjet nuk ka sot në rrugë ne Diber.
Ka shkuar te ai tunel e ka mbaruar në këto 6 muaj më shumë se gjysmën e tunelit.
Nuk është kompania turke Cshtë Gjoka miku i ministres, duke parë të ministria e Financave, është treguar shumë korrekte nga 2018 e deri më sot i është dhënë vlera, e kjo vlerë do likuidohet brenda 3 vitesh pra janë shkelur rregullat e PPP.
Kryeministri i tha dibranëve që rrugen e Arbrit do ia japim dikujt për ta ndërtuar për 13 vite e likuidimi do na zgjasë 15 vite, në fakt rruga mund të zgjasë 13 vite për ta mbaruar e likuidimin qeveria po ia bën për 3 vite”.
Nga ana e saj, ministrja Balluku tha se sulmet e Xhelal Mziut ndaj saj për pamjen e jashtme, duhet të merrnin përgjigje nga deputetet e Partisë Demokratike.
“Shkon shumë rrallë në Dibër, erdhe këtu me foto se nuk e përshkon atë rrugë, se nuk të presin. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng dhe pa aheng, ti i ke personale gjërat. Ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë, kështu që qëndrojë tek teknikalitetet e rrugës. është turp për ju zonja të PD që i lejoni kolegët tuaj të merren me ministret dhe deputetet e PS-së për sa i përket pamjes. Pamja ime është kj oqë është ama punët i bëj mirë. Ne çohemi në mëngjes, bëjmë punët për qytetarët, e dinë ata nëse do na japin votën apo jo. Mziu i ka bërë thirrje gjithë Dibrës votoni Edi Ramën se vetëm ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë këtë thirje për shka të rrugës së Arbërit. Kontrata është ajo që ëhstë miratuar dhe nuk i është shuar asnjë qindarkë dhe nuk do t’i shtohet” tha Balluku.