E FUNDIT/ Asnjë votë kundër, Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Serbrenicë, ambasadorja me dorë në zemër…

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme rezolutën për dënimi ne gjenocidit serb së Serbrenicë.
Në votim morën pjesë 113 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Ndërkohë, parlamenti rrëzoi katër amendamentet e propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu.
Kuvendi ka miratuar po ashtu dhe protokollet e NATO-s për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë. E pranishme në Kuvend ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad e cila e priti vendimin me dorë në zemër dhe duke iu përulur deputetëve.