“Do godasim qeverinë”/ Ish-deputeti mesazh të rinjve nga protesta: Ju që keni gati valixhet do vërviteni në Evropë

Ish-deputeti Erion Piciri u ka drejtuar një mesazh të rinjve gjatë fjalës së tij përpara protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai deklaroi se sot do goditet qeveria, ndërsa shtoi se mbi paranë dhe karrierën ekziston atdheu.

“Sot jemi shumë, këta janë njerëz me kurajo, njerëz që godasin partinë shtet, njerëz që kërkojnë lirinë dhe Evropën. Kjo është trashëgimia jonë politike. Pas 30 vitesh nuk e mendonim që Shqipëria do ishte një nga tre vendet më të korruptuara, se do linim Evropën dhe do bashkohemi me Serbinë, se ngjajmë me Afrikën.

Sot na thërret një zë i fortë, një jehonë që vjen nga rilindasit të atyre njerëzve  që besuan se do jemi një nga kombet dinjitoze të Evropës. Ne sot na thërret zëri i atyre njerëzve që luftojnë për bukën. Sot është një ndryshim i qenësishëm, drejt ekselencës. Unë mendoj se është koha për drejtësi, pas 30 vitesh tranzicion. Është koha që keqbërësit mos mbajnë moral politike. Është koha që shqiptarët të shkojnë drejt Evropës

Një mesazh për të rinjtë shqiptarë. Ju qe jeni këtu, ata që kanë bërë bagazhet të ikin. Mbi paranë dhe karrierën ekziston atdheu. Do vërtiteni nëpër botë, por atdheu është më i rëndësishmi. Ky është momenti i së vërtetës. Ne do godasim këtë qeveri dhe gjithkush që është një pengesë në rrugën e Evropës”, tha Piciri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT