“Nga sot jemi ARMIQ”/ Berisha mesazh Ramës nga protesta: I ke orët të numëruara

Sali Berisha ka mbajtur fjalimi ne tij përpara protestuesve në sheshin e kryeministrisë, ku i ka dërguar një mesazh Edi Ramës. Ai deklaroi se pavarësisht se Rama i ka të gjitha pushtet sot ja mbathi. Ai e cilësoi kryeministrin armik, ndërsa deklaroi se ai i ka orët të numëruara.
“Qytetarët e mbarë Shqipërisë, të pranishëm uragani i lirisë, të dashur demokratë dhe demokrate, anëtarë të partive opozitare, të partive të tjera, të shoqërisë civile që jeni sot në këtë shesh të lirisë
Vëllëzër dhe motra të ardhur nga mijëra kilometra larg, nga SHBA për t’u bashkuar sot me zotin e shpëtimit të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Një mirënjohje e madhe për ju djem dhe vajza, burr, gra që latë gjithçka dhe u bashkuat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ju garantoj një burrim dielli, shprese për të gjithë. Sot gjithë sytë e shqiptarëve janë të drejtuar tek ju. Të dashur qytetarë dhe qytetarë ju erdhët nga të 4-ta anët sepse ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë, ishte pushtimi që ju ngriti më këmbë për ta shpëtuar atë.
Vëllezër dhe motra jemi sot këtu sepse nuk pranojmë më që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të të drejtave dhe lirive të dhunuara. 32 vite më parë kur themeluam partinë e parë diktatori i fundit kishte të gjitha pushtetet. Sot pasardhësi i tyre ja mbathi. Megjithëse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë, përsëri ja mbathi. Orët e tij janë të numëruara. Në emrin tuaj do i them Edi Ramës këto fjalë : Ne të dy sot jemi armiq, e hidhur ta them këtë fjalë por zemra ime nuk mban sepse ti Edi Rama ke vetëm një fjalë pushtetin kurse unë dhe këta djem e vajza kemi lirinë. Ne jemi armiq sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar dhe mashtruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu lirinë e duam për të liruar Shqiptarët, për tu kthyer dinjitetin. Edi Rama jemi armiq. Ti ja ke mbathu i ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Ne nuk veprojmë në pabesi, kur themi mbathja do ja mbathësh.” tha Berisha.