“Ne rrënojmë çdo bunker”/ Berisha: Ja cili është qëllimi i kësaj proteste

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur protestën e thirru përpara kryeministrisë me fjalën e tij para qytetarëve.

Teksa iu drejtua kryeministrit Rama, ai deklaroi se nuk i ndal asgjë për të kërkuar lirinë, as dyert e blinduara, duke iu referuar masave të sigurisë që ishin marrë përpara protestës në institucionet shtetërore. Berisha komentoi dhe nismën “Ballkani i Hapur”, për të cilën tha se nuk miratohet nga shqiptarët dhe se ka  rrethuar Kosovën me konflikte.

Berisha tha se qëllimi i protestës ishte t’i dërgonte mesazh çdo shqiptari për t’u revoltuar.

“Mos harro, në idealet tona të lirisë ne rrënojmë çdo bunker, rrënojmë çdo shtëpi, asgjë nuk na ndal për luftën tonë të lirisë. Je problem i madh për shqiptarët, sepse ti qëllon me pushtet me votën e grabitur, të plaçkitur, të përgjakur.

Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve por harrove se me këto akte ti ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve. Ke shkelur sakrificën e mijëra shqiptarëve që ranë kundër diktaturës komuniste. Ke shkelmuar ëndrrën e të rinjve. Dinjitetin e qytetarëve që shkon e u blen votën pasi varfëron. U merr votën me bomba,me vrasje.

Edi Rama jemi sot këtu për t’u betuar para flamurit të kombit se votën kurrë nuk ta falim, pushtetin e vjedhur mbi votën e vjedhur kurrë nuk ta falim. Mos luaj me votën sepse jemi të vendosur mos të pranojmë kure, të bëjmë çdo sakrificë që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet.

Këto kohë je treguar armik i fjalës së lirë, ke përdorur metoda të frikshme për të terrorizuar shqiptarët. Iu vërsule gazetarëve vetëm sepse ata bëjnë detyrën. Fjala e lirë do jetë moto, beteja jonë dhe ata që guxojnë ta prekin fjalën do të largohen.

Politika e jashtme nuk është çështje e protestave, por kur kreu i shteti bëhet tellall i Beogradit, ku ai shtrohet në tavolinën e Vuçiç, kur ai rrethon Kosovën me konflikte. Populli opozitar patriot do i thotë jo “Ballkanit të Hapur”, jo Ballkanit të Vuçiç, të Putin, por do i thotë po procesit të Berlinit. Secili nga ju shton pyetjen “Cili është qëllimi i thellë i kësaj proteste?” E vërteta është që ne u mblodhëm për t’i çuar një mesazh zemrave të shqiptarëve, të gjitha atyre që kanë rënë në heshtje, ngrihuni, bashkohuni me ne. Shqipëria ka më shumë nevojë për dashurinë tonë. Ka nevojë për besimin tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. “- tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT