“Pjesëmarrja në protestë shkonte përtej strukturave”, Mëhilli zbulon lëvizjen që po bën Berisha: Tregoi se ka…

Erla Mëhilli tha se protesta e sotme tregoi se ka ende shpresë. Mëhilli tha se numrat treguan qartë llojin e opozitës që di të bëjë Berisha në krahasim me atë që ka bërë Basha.

Protesta ishte një protestë e mirë. Është një hap pozitivë për konsolidimin e opozitës. Ky është lajm i mirë për të gjithë, edhe për vetë maxhorancën. Pa një opozitë përballë, Edi Rama nuk është se i pyet shumë. Pjesëmarrja ishte e mirë dhe shkonte përtej strukturave. Përtej kritikave ndaj Berishës, një opozitë me të është më e madhe sesa ajo që kishte në krye Lulzim Bashën. Kjo protesta e stome tregoi se ka ende shpresë.

Kryetari i opozitës thoshte dikur në maj, që luftën do ta vijojmë në shtator. Retorika e Sali Berishës gjatë këtyre muajve do të kulmonte me një protestë.

Fjalimin e Berishës e kuptova që ai po bën ndarje radikale të elektoratit, por po bën ndarje edhe me Bashën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT