Rama: Superjahti i themeluesit të WhatsApp është ankoruar në Portin e Durrësit

Jahti i themeluesit të aplikacionit WhatsApp, Jan Koum, është ankoruar në Portin e Durrësit mëngjesin e së premtes.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook fotot e jahtit të ankoruar.
“Nga porti i Barcelonës në Spanjë, në Portin e Durrësit në Shqipëri. Ky është superjahti ‘’Moonrise” i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Që nga fillimi i sezonit turistik kanë qenë të shumtë kroçerat dhe jahtet e huaja që kanë zgjedhur portet shqiptare për t’u ankoruar dhe sjellë turistë të huaj”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al
