Fotoja ku kosovarja përdhunohej nga serbët, Prokuroria Speciale fillon hetimet

Deputetja e PDK-së Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimi – tha deputetja – ka ndodhur në sy të familjes, teksa ata kërcënoheshin me jetë nga një tjetër kriminel që i qëndron me armë në kokë.

Në foto duken edhe disa trupa të shtrirë, të cilët janë vrarë më parë nga forcat serbe.

Ajo nuk tregoi se ku ka ndodhur kjo ngjarje e rendë, por theksoi se ka mjaft prova që konfirmojnë se serbët kanë kryer gjenocid në Kosovë.

“Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb”, tha ajo.

“Gruaja kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngrihen aktakuza. Serbia është fajtorja”, përfundoi ajo.

Kuvendi i Kosovës sot ka nisur seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT